Ora News - Mos dekretimi i Lleshit, Fleckenstein: Shpresoj të gjendet zgjidhje

2018-11-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Raportuesi i Parlamentit Europian Knut Fleckenstein u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje të konfliktit mes qeverisë dhe presidencës.

"Nuk do guxoj të mbaj anën e askujt. Besoj në gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet një ministri i Brendshme funksionale. Informacioni që unë kam rreth zotit Lleshaj është pozitiv. Unë nuk di arsyet përse Meta nuk ka dekretuar."

Raportuesi i Parlamentit Europian dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Soreca pranuan se "ka një reputacion pozitiv ndaj zotit Lleshi.

"Konfirmoj se është një emër mjaft i njohur dhe zyrtar që ka qenë dhe ndërkombëtarësisht i mirëpritur " u shprehën ata.

Sa i takon faktit që vendi është pa gjykatë Kushtetuese Freckenstein ka këtë koment: "Nuk është siutatë e mirë pa gjykatë Kushtetuese. Ne të gjithë e dimë por në këtë proces ka një lloj efekti domino, por unë nuk shoh një problem"

Sa i takon ngjarjes në Bularat komenti i eurodeputetit është: "Nuk duhet të lejojmë nacionalizmat për të agravuar situatën"

Ndërsa sa i takon nëse duhej arrestuar apo jo Vangjush Dako, ndërkombëtarët thanë se ata nuk ishin as gjyqtarë dhe as prokurorë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mos-dekretimi-i-lleshit-fleckenstein-shpresoj-te-gjendet-zgjidhje