Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Erl Murati i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se qeveria greke i di të gjitha sekretet e shtetit shqiptar, duke shtuar se ish-ministri i Jashtëm grek, Kotsiaz tha publikisht që marrëveshja e detit nuk nënshktruhet për shkak të mos dhënies së plotfuqishmërisë së Presidentit Meta.
Murati: Një sekret që pala greke mund të jetë e interesuar për ta marrë vesh, është situata politike e Brendshme në Shqipëri për paktin detar. Ka një lloj ngërçi Rama-Meta. E tha edhe ish-ministri i Jashtëm Kotsias. Flet ish-ministri i Jashtëm grek për një problem një problem politik që nuk ka pse e merr vesh pala tjetër. Dyshoj që qeveria jonë është ankuar tek grekët; shiko se Presidenti nuk na jep plotfuqishmërinë për të nënshkruar marrëveshjen. Ish-ministri i Jashtëm Kotsias, tha në konferencë për shtyp kur foli për 12 miljet, ai tha që ka një problem midis kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/murati-qeveria-jone-eshte-ankuar-ne-athine-kunder-metes-skandali-me-ministrin-e-jashtem