Pjesa e 2 e Dt 9 NentoreNjë histori e dhimbshme në studion e Pa gjurmë. Historia e Edlira Lamaj, nënës që kërkon të lidhet me vajzën që sot është 20 vjeçe. Pas 13 vitesh rigjen djalin, dhe ende është në kërkim të vajzës që humbi kontaktet në qershor të vitit 2004.
Historia e Edlira Lamaj është një histori e trishtë shumëvjeçare e një gruaje të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, nga ish-bashkëshorti.
Ajo u martua me Skënder Hoxhajn nga Shijaku në vitin 1997, me të cilin sot kanë dy fëmijë të rritur, një djalë dhe një vajzë. Si viti i trazuar për shqiptarët dhe historia e çiftit Hoxhaj është e tillë. Që kur vendosën kurorë ata jetuan në Itali nga viti 1997 deri në vitin 2004. Kur Edlira ishte shtatzënë me vajzën, marrëdhënia e tyre shkonte shumë mirë. Por sikur të mos mjaftonte, filluan debatet e para. Skënderi nisi të ushtrojë dhunë ndaj Edlirës, fizike dhe psikologjike duke e ofenduar, duke i bërë presion psikolgjik për kilet e tepërta dhe presion me kërkesën e vazhdueshme që ajo duhej të lindte djalë.
Por nuk ndodhi kështu. Edlira lindi vajzën Xhulia më 24 prill të vitit 1998 dhe kur ishte në spital, Skënderi shkonte dhe i kërkonte marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj duke ushtruar deri në dhunë fizike.
Ai nuk e lejoi kurrë të kthehej në Shqipëri, ndërsa Edlira jetoi 5 vite nën dhunë në sy edhe te 2 kunetërve me të cilët jetonin bashkë në të njëjtën banesë në Liguria të Italisë.