Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia shqiptare ka ndaluar 6 minoritarë grekë si organizatorë të bllokimit të trafikut për më shumë se 10 minuta në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Mes të arrestuarve janë ekstremisti i njohur, i cili është kryetar i Bashkimit Qendror të Epirit të Veriut, Babis-Harallambos Karathano dhe shtetasi Anestis Kacis.
Ndërkohë, mediat greke raportojnë se në pranga kanë rënë edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.
Për tu interesuar për të arrestuarit, në komisariatin e Gjirokastrës ka shkuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bllokuan-rrugen-gjirokaster-kakavije-arrestohet-ekstremisti-karathano-dhe-nje-shtetas-tjeter-grek