Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë muajit tetor, çmimet e ushqimeve dhe qiratë pësuan rritjen më të madhe. Sipas INSTAT edhe perimet kanë pasur rritje në treg, e lidhur kjo edhe me përfundimin e prodhimeve të verës. Ndërkohë që edhe qiratë janë bërë më të shtrenjta për shkak të kërkesës së rritur nga studentët në nisjen e vitit akademik.
Tetori ka qenë më i shtrenjtë për xhepat e shqiptarëve si pasojë e rritjes së çmimeve dhe të qirave.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë vijuar të kenë rrijten më të madhe, krahasuar kjo me nëngrupet e tjera.
Perimet kanë kushtuar rreth 11.5% më shtrenjtë, pasuar nga nëngrupet ?vajra dhe yndyrna? si dhe ?qumësht, djathë dhe vezë?.
Shtrenjtimi i perimeve gjatë muajit tetor lidhet me uljen e prodhimit vendas dhe shtimin e importit, ndërsa parashikohet që një tendencë e tillë të forcohet në muajt në vijim.
Pas ushqimeve, rritje çmimi kanë pësuar edhe qiratë, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, ku peshën kryesore e mbajnë qiratë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rriten-cmimet-dhe-qirate