Dhjetëra persona pjesëmarrës në funeralin e Konstandin Kaçifa në Bularat, kryesisht elementë ekstremistë grekë, kanë bllokuar rrugën Gjirokastër-Kakavijë. Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe foto të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve