Thirrje anti-shqiptare ne varrimin e Kaçifas

2018-11-08 9

Këto thirrje anti-shqiptare, si ?Bularati është Greqi, Kaçifas jeton, na udhëhiq dhe na prij?, ?Vorio-Epiri tokë greke? apo ?do rikthehemi dhe toka do të dridhet? u hodhën në varrimin e Kostandinos Kaçifas, 35-vjeçarit që mbeti i vrarë në një përleshje të armatosur me forcat RENEA në Bularat.

Bashkë me to u ngritën edhe parrulla të tjera nacionaliste dhe u lëshuan thirrje kundër policisë shqiptare nga ekstremistë të ardhur në mënyrë të organizuar nga Greqia.

Një flamur ku shkruhej ?Vorio-Epiri, tokë greke? dhe ?Maqedonia është greke?, i shpalosur disa muaj më parë nga vetë Kaçifas në një manifestim kundër emrit të Maqedonisë në Selanik, u hap për t?i bërë vend të kaloje nën të arkivoli i tij.

Këto provokime kanë për autorë anëtarët e rinisë së Vorio - Epirit, SVEFA, në të cilën bënte pjesë edhe Kaçifas. Ato vijuan edhe pas varrimit, kur ekstremistët grekë bllokuan rrugën që lidh Gjirokastrën me Kakavijen. Edhe aty u hodhën parrulla nacionaliste, si ?Kaçifa dëgjo mirë, Vorio-Epiri do ta fitojë prapë lirinë?.

Megjithatë nuk pati incidente. Policia shqiptare nuk ndërhyri dhe e monitoroi situatën në distancë. Agjentë civilë mësohet se ishin mes turmës dhe kanë identifikuar organizatorët e bllokimit të rrugës dhe ata që hodhën thirrje anti - shqiptare. Burime të policisë thanë se janë ndaluar dy persona, Babis Karathanos dhe Anestis Katsis.

Ekstremistët hynë me disa autobusë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijes. Njëmbëdhjetë prej tyre u ndaluan nga policia kufitare, pasi mbanin simbole irredentiste dhe anti-shqiptare. Në homazhe morën pjesë edhe eurodeputetja qipriote Eleni Theoharus dhe deputetët shqiptarë Vangjel Dule e Vangjel Tavo.

Athina zyrtare nuk i ka mbeshtetur grupimet që tentuan t?i japin ngjyrime nacionaliste vrasjes së 35 - vjeçarit që qëlloi mbi policinë me një armë automatike të sofistikuar.

Athina u kërkoi pjesëmarrësve në varrim të ishin të përmbajtur. Ndërsa ish-ministri grek i Arsimit, Nikos Filis, deklaroi në një intervistë televizive se policia shqiptare nuk ka përgjegjësi, pasi nuk mund të shkojë dikush me një kallashnikov në një vend tjetër, të ngrejë një flamur dhe të fillojë të qëllojë me armë.

"Bëhet fjalë për Jugun e Shqipërisë dhe jo për Vorio-Epirin. Huliganët nuk mund të jenë faktorë të politikës së jashtme të Greqisë", u shpreh ai.

Free Traffic Exchange