Ora News - Atentati ndaj Emiljano Boçit, Hektor Xheçuka dyshohet si vrasës me pagesë

2018-11-08 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë "Arrest me burg" për Hektor Xhecukën, i arrestuar tre ditë më parë për vrasjen e Emiljano Boçit në janar të këtij viti në zonën e ish-parkut të autobusave.

Përpara togave të zeza, i riu dhe avokati i tij nuk pranuan akuzat ndërsa pretenduan se nuk kanë lidhje me vrasjen.

Arrestimi i tij u bë më 5 nëntor, teksa udhëtonte nga Greqia për në Shqipëri. Sipas burimeve policore Xheçuka lëvizte shpesh në intenerarin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni dhe Greqi.

Madje, në shumë raste ai kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke mos u regjistruar në sistem.

30-vjeçari u soll nën masa të rrepta sigurie në Tiranë dhe përpara hetuesve, mësohet se ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në gjykatë duke mos pranuar vrasjen Boçit.

Vrasja e Ajet Zeqajt

Burime nga policia bëjne me dije se Xheçuka po hetohet edhe për vrasjen e Ajet Zeqajt, i cili u ekzekutua në muajin mars të 2016 në ish-Bllok. Ajet Zeqaj u qëllua pas shpine disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 29 vjeçari ka qënë për disa kohë nën hetim deri në momentin ku policia me kerkesë të prokurorisë vendosi arrestimin e tij. Burime nga hetimi bëjnë me dije se ka dyshime që 29- vjeçari funksiononte si killer me pagesë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/atentati-ndaj-emiljano-bocit-ne-tirane-i-arrestuari-nuk-pranon-akuzat