Në afro 2 muaj të nisjes se sesionit te ri parlamentar, nuk ka asnjë shenjë pozitive se mes shumicës dhe opozitës do të gjendet dakortësia për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara mbylljes se këtij viti. Një nga premtimet e shumicës është që në ligjin elektoral të përfshihet dhe votimi për emigrantët.
Edhe pse parimisht të dy palët kanë shprehur dakortësi asnjë draft konkret nuk është bërë publik, ndërkohë që socialistët kanë gati amendimet bazuar në rekomandimet e OSBE - ODIHRIT.
Por vetë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e shohin si te nevojshëm përfshirjen me votë në vendimmarrjen politike. Qëndrim që një përfaqësi e tyre që jetojnë në Greqi dhe Itali ia kanë shprehur dhe ministrit të Jashtëm në një interpelancë në Portalin e bashkëqeverisjes. Përgjigja që vjen prej tij është e pritshme, kërkohet vullnet politik.
? Fakti që s?ka kundërshti më bën optimist, por ju e dini se i ndiqni zhvillimet, kërkohet vullnet politik?.
Sa i takon vijimit të negociatave për zgjidhjen e një sërë çështjes që shqetësojnë emigrantët në Greqi, Bushati thotë se nuk janë ndërprerë dhe se vrasja nga RENEA e Kaçifas që sulmoi me armë policinë nuk ka ndikuar në këto marrëdhënie.
Bushati premton reduktim te tarifave për shërbimet konsullore brenda këtij viti.