Ora News - Nga 240 mjekë të diplomuar këtë vit, 100 prej tyre duan të largohen

2018-11-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Diplomë në Shqipëri por punësim jashtë vendit". Kjo është motoja që po ndjekin mjekët e rinj që prej kohës kur diploma e tyre njihet edhe në vendet europiane.

Nga 240 mjekë të diplomuar këtë vit, më shumë se 100 prej tyre duan të largohen jashtë vendit.

Fatmir Brahimaj: "Kanë kërkuar çertifikatën e Sjelljes së Mirë që është një dokument që bën pjesë në praktikën e dokumentacionit kur shkojnë jashtë për tu punësuar apo specializuar. Nuk e di si mund të gjendet një çels i artë që ta frenojë këtë."

Sipas presidentit të Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj kushtet për të ushtruar më mirë profesionin jashtë vendit janë shkaku pse mjekët e rinj largohen. Megjithatë ai shoi se ka mjekë të huaj që vijnë të punojnë në Shqipëri.

Fatmir Brahimaj: "Janë regjistruar 35 mjekë të huaj. Kryesisht janë vendet fqinje, italiane, grekë, maqedonas, turq, sirianë."

Largimi i bluzave të bardha nga Shqipëria ka detyruar edhe Minsitrinë e Shëndetësisë të marrë masa për frenimin e fenomenit.

Ministrja Manastirliu tha se janë marrë masa me rritjen e pagave, stimujve financiare dhe përmirësimin e kushteve në spitale.

Orgeta Manastirliu: "Buxheti i vitit 2019 do të rrisë pagat me 7% për personelin mjeksor, infermieror. 2.5 milionë lekë plus rrogën janë incentiva që ne i kemi vendosur tashmë dhe i kemi kthyer ne programe."

Çdo vit nga Shqipëria largohen rreth 150 mjekë ndërsa në Gjermani në vitet e fundit janë punësuar 520 mjekë shqiptarë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nga-240-mjeke-te-diplomuar-kete-vit-100-prej-tyre-duan-te-largohen

Free Traffic Exchange