Dokumentari ?Kadare? me regji të Pirro dhe Eno Milkanit rikthehet në ekran për publikun.
Regjisori para 7 vitesh ka udhëtuar në çdo vend që Kadare ka jetuar, edhe ka lënë gjurmë. Dokumentari zë fill në shtëpinë ku gjeniu i letrave shqipe u lind edhe kaloi fëmijërinë, në Gjirokastër, për të vijuar me studimet e larta në Tiranë, vitet e qëndrimit në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" në Moskë, deri tek arritjet pas viteve ?90 në Paris e jo vetëm.
Është realizuar para 7 vitesh, për 75-vjetorin e Kadaresë. Kur i thashë, u zemërua shumë, ai nuk i ka qejf ditëlindjet. I përkas gjeneratës së Kadaresë, që kemi jetuar me veprën e tij.
Pirro Milkani, regjisor
Në këtë dokumentar publiku njihet me ?ëndrrën? e dytë të Kadaresë, të qenit regjisor, në filmimet e vajzave moskovite me kamera. Pa harruar edhe kontributin e madh, që ka dhënë në kinemanë shqiptare dhe jo vetëm, si skenarist.
Çdo fëmijë, çdo i ri e ka ëndërr që të realizojë një film. Atij iu botuan lirikat kur ishte 24 vjeç, mori shumë para, që i investoi në kamera. Film i xhiruar nga dora e Kadaresë bën objekt studimi për kritikët për historianët e letërsisë. Këto materiale janë me vlerë.
Pirro Milkani, regjisor
Ajo që do të mbesë gjatë në kujtesën e spektatorit, por edhe të lexuesit, është ?pajtimi? i shumëpritur Kadare-Agolli, pas një mungesë të gjatë, ata takohen. ?Të kemi mbi veten?, është fraza që Dritëro Agolli, i thotë Kadaresë.