Report TV - I dyshuar për vrasjen e Emiljano Boçit, gjykata lë në burg Hektor Xhecukën

2018-11-08 6

Gjykata ka vendosur për vrasësin e dyshuar të Emiljano Bocit, Hektor Xhecuka, masën e sigurisë "arrest me burg". Ai është gjykuar këtë të enjte vetëm për vrasjen e 32-vjecarit, ndonëse dyshohet si autor i vrasjes në tentativë të shokut të Bocit, Melvin Disha dhe si autor i disa vrasjeve të tjera me pagesë.

Pas një hetimi disa mujor, Hektor Xhecuka u identifikua nga forcat policore më datë 5 nëntor, teksa udhëtonte nga Greqia për në Shqipëri. Sipas burimeve policore të Report Tv, Hektor Xhecuka lëvizte shpesh në intenerarin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni dhe Greqi. Madje në shumë raste ai kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke mos u regjistruar në sistem.

30-vjeçari u soll nën masa të rrepta sigurie në Tiranë dhe përpara hetuesve, Hektor Xheçuka nuk ka pranuar vrasjen e Emiljano Bocit. Ai është shprehur përpara hetuesve se nuk ka lidhje me këtë vrasje, dhe se kërkonte avokat.

Hektor Xheçuka po hetohet edhe për vrasjen e Ajet Zeqajt, i cili u vra në muajin mars të 2016 në ish-Bllok. Ajet Zeqaj u qëllua pas shpine disa herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Hektor Xheçuka dyshohet gjithashtu se kishte lidhje me grupin e Emiljano Shullazit, pasi janë gjetur prova që ai komunikonte me këtë grup kriminal. Po kështu, Hektor Xheçuka po hetohet edhe për lidhje edhe me një grup kriminal në Elbasan.