Ora News - Ulet tatimi për pagat e ulëta, nga 1 janari taksë zero për rrogat deri 40 mijë lek

2018-11-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tatimi mbi pagat e ulëta do të jenë pjesë e debatit në seancën parlamentare. Deputetët e Komisionit të Ekonomisë kanë kërkuar rishikimin e skemës, duke favorizuar 70 mijë punonjës. Pavarësisht se nisma është kundërshtuar nga Ministria e Financave, drafti do të kalojë për votim në seancë.

Ndryshimi i tatimit për pagat e ulëta ka shkaktuar debate në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Propozimi i deputetëve që rrogat deri në në 40 mijë lekë në muaj të kenë zero tatim është kundërshtuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Blerina Gjylameti: Mendoj që do të duhet të jemi të hapur së pari për tu ulur dhe për të parë ndryshimet që mundemi apo jo. Mund të mos jetë 40 mijë, mund të jetë 35 mijë, mund të jetë 37 mijë, në varësi dhe të mundësive që kemi.

Arben Ahmetaj: Të rrisim fashën nga 300 në 400 që parimisht është e gabuar. Dëmton progresivitetin dhe integritetin fiskal të punësimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/socialistet-kerkojne-zero-tatim-pagat-deri-ne-40-mije-leke-ahmetaj-kunder

Free Traffic Exchange