Report Tv-Nis puna në argjinaturën e lumit Vjosa, Xhaçka: Koha për standard të ri

2018-11-07 0

Problemet dhe përmbytjet e vazhdueshme në zonën e Fierit dhe të Vlorës kanë bërë që këtë vit të merren masa paraprake sa i përket rregullimit dhe sistemimit të argjinaturave në këto zona. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte këtë këtë të mërkurë në Fier, ku ka inspektuar punimet që po kryhen për forcimin e argjinaturave të lumit Vjosa, në Ferras.

Teksa inspektoi punën që po bëhet ministrja theksoi, se projekte të tilla jo vetëm reduktojnë faturat e mëdha në raste emergjencash, por në të njëjtën kohë vendosin një standard të ri në parandalimin e pasojave që mund të sjellë moti i keq.

Mungesa e investimeve ndër vite dhe dëmtimi i argjinaturës kanë sjellë situatën me të cilën përballemi në këtë zonë, vit pas viti. Deri më sot janë kryer punime minimale për mbrojtjen nga erozioni të brigjeve të lumit, por në asnjë rast nuk mund të lihej pa menduar një zgjidhje afatgjatë për zonën këtu. Zbatimi i këtij projekti, i cili në kushte të tjera do të kishte kushtuar miliona euro, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të FA do të kushtojë shumë herë më pak. Ka ardhur koha, tha ajo, që nën shembullin e Fierit dhe të këtij projekti të mirë koordinues mes të gjithëve ne, të vendosim një standard të ri në menaxhimin e emergjencave përmes nismave që parandalojnë pasojate motit të keq.

Olta Xhaçka, Ministria e Mbrojtjes

Free Traffic Exchange