Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtuesit e lartë të institucioneve të drejtësisë kanë kërkuar më shumë fonde nga buxheti i shtetit të vitit të ardhshëm. Në Komisionin e Ligjeve, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi dhe 197 punonjës shtesë në sportel.
Përfaqësuesi i prokurorisë: "30 punonjës oficerë të policisë gjyqësore. Janë 100 sekretarë pranë çdo prokurori, 5 nëpunës civilë, 30 ekspertë të fushave të ndryshme, 30 nëpunës në cilësinë e kordinatorit".
Por për Ulsi Manjën dhe Bashkim Finon, shifra e kërkuar është e frikshme dhe e ekzagjeruar.
Bashkim Fino: Është një shifër shumë e madhe dhe e frikshme.
Ulsi Manja: Është e ekzagjeruar.
Ndërsa institucionet e reja të drejtësisë, si Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si dhe Komisionerët Publikë, kërkuan shtesë në fonde pasi shuma e dhënë nuk përballon shpenzimet në pagat e punonjësve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kerkesa-e-prokurorise-duam-197-punonjes-te-rinj