Report TV - Përgjimet, PD: Arrestimi i Dakos i domosdoshëm, çudia s'mund të zgjasë vetëm 3 ditë

2018-11-07 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka deklaruar këtë të mërkurë në një konferencë për mediat se dosja ?339? nuk mund të harrohet, pasi ajo është prova demonstruese e pushtetit të lidhur me krimin. Sipas tij, zbardhja e krimit në dosjen ?339? nuk mund ta njohë kurrsesi fjalën ?negocim?.

Deputeti demokrat është shprehur më tutje se arrestimi i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i akuzuar si bashkëpunëtor me bandat për blerjen e votës, është hapi i parë i domosdoshëm në luftën kundër krimit. Ai ka thënë në përfundim të konferencës se çdo ditë në liri për Vangjush Dakon nënkupton për shoqërinë një ditë më shumë në skllavëri, paprekshmëri të bandave, si dhe presion dhe influenca kriminale ndaj vendit.

Dosja ?339?, nuk do të jetë ?çudia që zgjat vetëm 3 ditë?! Dosja ?339? është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, pushtetit në shërbim të krimit pushtetit që këmben favore me krimin, në nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit dhe interesit publik.

Në përgjimet e dosjes 339 është faktuar simbioza e pushtetit me krimin, përmes komunikimit sistematik me bandat të Vangjush Dakos, udhëheqësit politik të fushatës në Durrës, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, respektivisht për të siguruar përkrahjen e ndërsjelltë, përmes favoreve të ndërsjellta duke shprehur në fund edhe mirënjohjen e ndërsjelltë për ?zgjidhjen e halleve? të ndërsjellta.