Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria do të punësojë kompani të huaja për të bërë supervizimin e projekteve që po ndërtohen me Partneritet Publik Privat.
E bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i cili sot po raporton në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Damian Gjiknuri: Fondet janë të nevojshme dhe për supervizimin e nevojshmë të këtyre projketeve dhe ne kemi deklaruar publikisht se kemi marrë të adresojmë dhe një shqetësim të ngritur publik lidhur me kostot e projekteve. Ne për të qenë të mbrojtur dhe për të transferuar rrisqet siç duhet, sepse risia e PPP është që rriskun ta marrë privati me projektimin, dizenjimin ekzekutimin e veprës në kohë dhe dorëzimin me çelësa në dorë brenda afateve të lejuara në kontratë që zakonisht variojnë nga 1-2-3 vjet, dhe marrjen e rriskut e të mirëmbajtjes së dhjetë viteve të ardhshme.
Për këtë kemi parashikuar fonde për të marrë kompani ndërkombëtare inxhinerike të supervizimit. Do të thotë që të gjitha këto kompani do të supervizohen nga kompani të huaja."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/qeveria-do-punesoje-kompani-nderkombetare-te-supervizoje-projektet-me-ppp