VLORË- Në orët e para të mëngjesit në afërsi të rrugës Transballkanike dy automjete parkuar janë përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, zjarri i është vendosur fuoristradës tip BMW, dhe si pasojë ka marrë flakë edhe një tjetër makinë e parkuar.Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjeve, ndërkohë që në pyetje janë marrë edhe pronarët e automjeteve.
Gjithsej në Vlorë brenda ditëve të fundit ka shkuar në katër numri i makinavë të djegura, të cilat sipas pronarëve të tyre kanë qënë të qëllimshme. Megjithatë ende asnjë i dyshuar nuk është arrestuar nga efektivët e policisë.