Braçe: Lehtësira fiskale në 2019 - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-06 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me paketën dhe projektbuxhetin e shtetit për vitin 2019.Ndonëse opozita deklaroi se paketa fiskale shoqërohet me rritje taksash, Erjon Braçe thotë se janë bërë lehtësira fiskale për të gjitha kategoritë e biznesit. Sipas tij ndryshimet e bëra vit pas viti janë të qënësishme, ndërsa ftoi opozitën të bëhet pjesë e diskutimeve të buxhetit.Një ditë më parë deputetja e PD Jorida Tabaku, i vlerësoi ndryshimet ligjore fiskale si një manovër e ministrisë për të favorizuar klitet pranë qeverisë ndërsa tha se nuk parashikohen letësira fiskle për qytetarët.