Tirana mund të jetë në 2019 Kryeqyteti Europian i Kulturës.?Teksa mori pjesë në konferencën e parë të Kryeqyteteve Europiane të Kulturës të zhvilluar në Firence, Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, bëri të ditur lajmin, ndërsa tha se Tirana ka hedhur kandidaturën për të qenë fituese per ketë vlerësim pas gjashte vitesh.
Shqipëria ka aplikuar për të qenë kandidate në vitin 2024, ndaj e kemi shfrytëzuar këtë mundësi të shkëlqyer të gjithë kryeqyteteve evropiane të kulturës në të kaluarën, për të lobuar për kandidaturën tonë. Falë kontributit të mikut tonë, Dario Nardella, kryetar i Bashkisë së Firences, qytetit tonë binjak, besoj se Shqipëria ka shanse shumë të mira, duke qenë se do të ketë edhe mbështetjen e këtyre qyteteve në përgatitjen e kandidaturës së vet për vitin 2024.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj