Largimin e Edi Ramës nga karrigia e Kryeministrit, Lulzim Basha e sheh si të vetmen mundësi që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndaj dhe banorët e Maliqit kreu i demokratëve i ftoi t?i bashkohen betejës së opozitës për të ndalur kapjen e shtetit nga krimi dhe oligarkët.
?Asgjë prej këtyre nuk mund të vijë pa një rotacion politik, pa një transformim total, që është po aq i nevojshëm sot sa para 30 vitesh. Para 30 vitesh kishim 13 anëtarë të Byrosë Politike që nuk mendonin për njerëzit, por mendonin vetëm për veten e tyre. Edhe sot kemi 5 banditë, 5 oligarkë dhe 5 politikanë që mendojnë vetëm për veten e tyre. Edhe sot këta 15 Banditë e oligarkë e konsiderojnë gjithë Shqipërinë çifligun e tyre.?
Një paralajmërim e pati edhe për konçensionet e dhëna nga qeveria, të parashikuara në buxhetin e vitit të ardhshëm.
?100 milion euro do të harxhojë vitin e ardhshëm, po e lamë, vetëm për 10 oligarkë Edi Rama. Vetëm për tre inceneratorët, që janë makina të prodhimit të parave, Arben Ahmetaj do të marrë 22 milion euro për veten e tij, t?i fusë në xhepat e tij. Ne do t?i japim fund koncensioneve korruptive që na e kanë çuar kilometrin e rrugëve në 25 milionë euro.?
Platformën qeverisëse thotë se e ka gati, teksa bën edhe premtimet e para.
?Ne do të nisim që prej ditës tonë të parë në pushtet, rritjen e pensioneve. Rritja e parë do të jetë në nivelin e 200 mijë lekëve dhe deri në fund të mandatit, pensioni minimal në Shqipëri do të jetë 250 mijë lek të vjetra për pensionist.?
Me banorët e Maliqit Basha bashkëbisedoi edhe për alternativën e opozitës për ringritjen e bujqësisë, e cila mbështetet në 3 shtylla: subvencionet direkte, investimet në infrastrukturë dhe mbrojtja prodhimit vendas me tarifat doganore.
Tv Klan