http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Hapet për herë të parë në qytetin e Burrelit galeria e arteve e cila mban emrin e piktorit ?Tahir Tahiraj?.11 artistë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga treva të tjera shqipfolëse ishin në Mat për edicionin e tretë të ?Hanit të Piktorëve?.Për pesë ditë me radhë ata pasqyruan në telajo disa nga zonat më turistike dhe historike të Matit.Përfaqësuesja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë tha se këto aktivitete nxjerrin në pah aspekte mjaft interesante nga historia. Është me shumë interes lidhja që ka zona me Skënderbeun, heroin tuaj kombëtarë. Dëshiroj të theksoj faktin se Bashkimi Evropian si koncept është bazuar në pasurinë dhe diversitetin e të gjitha vendeve. Trashëgimia kulturore e historike ka rëndësinë e saj si pjesë e traditës por edhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të zonës, në rastin konkret të Matit. Mbështetja jonë ndaj këtij aktiviteti prandaj merr një vlerë të madhe pas i shërben pikërisht këtyre faktorëve zhvillues.Në fund të aktiviteti u shpërndanë edhe certifikata mirënjohjeje për piktorët pjesëmarrës në ?Hanin e Piktorëve? për kontributin e tyre në pasurimin e Galerisë së Arteve ?Tahir Tahiraj?.Sot kjo galeri numëron mbi 60 vepra arti të cilat janë dhuratë për Bashkinë e Matit.