Një ndër vrasësit më të rrezikshëm me pagesë në Shqipëri, është arrestuar?. Kështu e përshkruajnë dretjuesit e policisë, Hektor Xheçukën, të arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës ditën e dielë.
30-vjeçari ishte duke udhëtuar nga Greqia për në Shqipëri, kur i janë vendosur prangat, si autor i dyshuar i vrasjes së Emiljano Boçit në 20 janar të këtij viti.
I cilësuar si ?killer? Hektor Xheçuka lëvizte shpesh në intenerarin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni dhe Greqi. Madje në shumë raste ai kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke mos u regjistruar në sistem.
Sapo u arrestuaa 30-vjeçari u soll nën masa të rrepta sigurie në Tiranë. Para hetuesve, Hektor Xheçuka nuk ka pranuar vrasjen e Emiljano Bocit.
?Nuk kam lidhje me këtë vrasje, kërkoj avokat?, ishin fjalët e vetme të Xheçukës para hetuesve.
Por burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se pas 6 muajsh hetime, kanë në dorë prova shkencore që e lidhin Tori Xheçukën si vrasësin me pagesë të Emiljano Boçit. Ende nuk dihet kush e porositi këtë vrasje dhe sa është shuma që u pagua.