Ora News - Fjalimi i drejtëpërdrejtë i Ramës: Kemi një problem me presidentin Ilir Meta

2018-11-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Prej të shtunës kemi një problem me presidentin Meta!" Me një gjuhë të ashpër por dhe i drejtëpërdrejtë kryeministri Edi Rama komentoi lëvizjen e fundit të Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës.

Kuvendi u mblodh paraditen e sotme në një seancë jashtë radhe për të votuar dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt. Por ndërsa iu desh vetëm një orë për të firmosur dekretin e shkarkimit presidenti ende nuk ka firmosur dekretin për emërimin e gjeneral Sandër Lleshit për postin e ministrit të Brendshëm edhe pse kaloi afati 7 ditor.

Në fjalimin që zgjati mbi 15 minuta para deputetëve të maxhorancës, kryeministri tha se veprimi i Presidentit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se ai nuk ka asnjë kompetencë refuzimi të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit por e ka detyrë. Gjithashtu ngriti pyetjen hipotetike që ai, vetë sqaroi se nuk do të donte ta besonte: "Mos është pastërtia kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën?!

Ajo që duket qartë është se marrëdhënia mes Edi Ramës dhe presidentit është e krisur dhe që të mos thyhet tërësisht kryeministri i ka dhënë kohë presidentit të dekretojë Sandër Lleshin

Rama i mëshoi faktit se presidenti nuk ka dhënë asnjë arsye për mosdekretimin dhe se se ishte gati të pranonte "dorashkën e hedhur nga presidenti" për të rrëfyer me dyer të mbyllura ose të hapura arsyen e mosdekretimit të Sandër Lleshit.

Madje lexoi letrën që të shtunën presidenti i kishte dërguar Ramës.

Duke respektuar radhën e lëvizjeve kryeministri tregoi se pas votimit të dekretit të shkarkimit të Xhafës qeveria do i jepte kompentencat Sandër Lleshit për drejtimin e ministrisë së Brendshme nga posti i zv/ ministrit, duke i dhënë kështu dhe "ca ditë kohë presidentit të Republikës që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindje të plotë, por dhe vetes pë të hedhur hapin tjetër."


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-miratohet-shkarkimi-i-xhafajt-rama-fjalim-ne-kuvend-sander-lleshin