Paloka për Lleshin: Të provojë se nuk është kukull, të mospengojë arrestimin e Dakos

2018-11-06 0

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar mbi emërimin e Sandër Lleshit në postin e zv.ministrit të Brendshëm.

Në një deklaratë për mediat, Paloka është shprehur se Parlamenti ka hapur rrugën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë: peng i krimit të organizuar.

Paloka shkruan se Sandër Lleshi nuk ka për ta luftuar dot krimin, sepse pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës nëpërmjet bandave dhe krimit të organizuar.

Sipas tij, e vetmja mënyrë që Sandër Lleshi të provojë se nuk është një kukull është që ai të mospengojë arrestimin e Vangjush Dakos, pjesë e dosjes 339 dhe çdo ministri, deputeti, kryebashkiaku apo drejtuesi të Partisë Socialiste të përfshirë në ndonjë dosje tjetër.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!

Edi Paloka, nënkryetari i PD-së