Kurz takime me Thaçin dhe Haradinajn - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-06 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Kosovë. Temat kryesore do të jenë dialogu me Serbinë, i cili ka mbetur pezull që në muajin shtator dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.Kurz pritet t?i sigurojë edhe njëherë Prishtinës zyrtare mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Më pas ai do të takohet edhe me ushtarët austriake të KFOR-it në Kosovë. Një ditë më parë, kancelari austriak Kurz zhvilloi një vizitë në Beograd, nga ku bëri të ditur se pa njohje të Kosovës, nuk ka integrim të Serbisë në Bashkimin Europian.

Free Traffic Exchange