http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka vendosur të dekretojë Helidon Bendon në krye të SHISH.Pas 13 muajve, presidenti vendosi të dekretonte zv/drejtorin e SHISH në krye të këtij institucioni.Vizion Plus ka mësuar se presidenti e dekretoi Bendon mbrëmjen e të hënës, ndërkohë që këtë të martë Presidenca e konfirmoi këtë gjë përmes një njoftimi zyrtar.Dekretimi i Helidon Bendos erdhi pas takimit kokë më kokë që zhvilloi kryeministri Edi Rama me presidentin Ilir Meta të dielën në Presidencë.Ndërkohë pak ditë më parë Meta shprehu vlerësime për punën e Bendos në mënyrën sesi e kishte drejtuar institucionin e SHISH gjatë kësaj kohe.