Ora News - Mos është pastërtia kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën?!

2018-11-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Prej të shtunës kemi një problem me presidentin Meta!" Me një gjuhë të ashpër por dhe i drejtëpërdrejtë kryeministri Edi Rama komentoi lëvizjen e fundit të Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës.

Kuvendi u mblodh paraditen e sotme në një seancë jashtë radhe për të votuar dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt. Por ndërsa iu desh vetëm një orë për të firmosur dekretin e shkarkimit presidenti ende nuk ka firmosur dekretin për emërimin e gjeneral Sandër Lleshit për postin e ministrit të Brendshëm edhe pse ka kaluar afati 7 ditor.

Në një fjalim që zgjati mbi 15 minuta para deputetëve të maxhorancës, kryeministri tha se Presidenti nuk ka asnjë kompetencë refuzimi të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit por e ka Detyrë. Gjithashtu ngriti pyetjen hipotetike që ai, vetë sqaroi se nuk do të donte ta besonte: "Mos është pastërtia kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën?!

Rama tha se ishte gati të pranonte "dorashkën e hedhur nga presidenti" për të rrëfyer me dyer të mbyllura ose të hapura arsyen e mosdekretimit të Sandër Lleshit.

Duke respektuar radhën e lëvizjeve kryeministri tregoi se pas votimit të dekretit të shkarkimit të Xhafës qeveria do i jepte kompentencat Sandër Lleshit për drejtimin e ministrisë së Brendshme nga posti i zv/ ministrit, duke i dhënë kështu dhe "ca ditë kohë presidentit të Republikës që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindje të plotë, por dhe vetes pë të hedhur hapin tjetër."


Ja fjala e kryeministrit Rama mbajtur ne seancen e sotme 6 nentor 2018 ku me 75 vota u votua dekreti i presidentit per shkarkimin e Fatmir Xhafes.

"Ilir Meta ishte kandidatura më e përshtatshme në rrethanat kur Kuvendi i Shqipërisë duhet të zgjidhte Presidentin e 7-të të Republikës.
Dhe për hir të vërtetës që kur hyri në Presidencë pas asaj dalldisjes fatkeqe në rrugët e Shqipërisë me flamurin e LSI-së, ai e ka justifikuar thuajse plotësisht votën tonë. Ka respektuar Kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka barazpeshuar qëndrimin. Por qysh prej mbrëmjes së të shtunës kemi një problem me Presidentin e Republikës, ose më saktë një problem i krijuar nga Presidenti i Republikës në punën tonë si shumicë qeverisëse na ka mbledhur sot këtu.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sot-miratohet-shkarkimi-i-xhafajt-rama-fjalim-ne-kuvend-sander-lleshin

Free Traffic Exchange