Report TV - I ulur në fund të sallës, Xhafaj voton 'pro' shkarkimit të tij si ministër i Brendshëm

2018-11-06 1

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u votua me 75 vota 'pro' dhe asnjë 'kundër' shkarkimi i Fatmir Xhafajt nga detyra si ministër i Brendshëm. Gjatë votimit, edhe vetë Xhafaj ka votuar pro shkarkimit të tij.

Siç edhe duket nga fotoja e siguruar Fatmir Xhafaj është ulur në fund të sallës, duke e lënë bosh karrigen e tij pranë ministrave të tjerë.

Në sallë kanë qënë të pranishëm vetëm deputetët e PS-së, ndërsa opozita ka zgjedhur sërish bojkotin.

Pas shkarkimit të Xhafës, kryeministri me një vendim të Këshillit të Ministrave do të emërojë Sandër Lleshin zv/ ministër për ta komanduar më pas Ministër të Brendshëm.