Ora News - Presidenti Meta dekreton Helidon Bendon, kreun e SHISH

2018-11-06 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vit pasi e kishte në tryezë si propozim të kryeministrit, presidenti Ilir Meta ka firmosur emërimin e Helidon Bendos në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ora News mëson se kreu i shtetit e ka vendosur firmën për Bendon një ditë më parë, ndërkohë që ajo vjen fill pas një përplasje institucionale mes presidencës dhe kryeministrisë dhe pas një takimi 90 minutësh që Rama dhe Meta konsumuan këtë të dielë në lidhje me aryet e mosdekretimit të Sandër Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme. Nuk dihen motivet që e çuan presidentin të bindet për të firmosur për drejtorin e SHISH por kjo mund të ketë lidhje edhe me ndonjë të dhënë që shërbimi i ka vënë në dispozicion presidentit në lidhje me emrin e Sandër Lleshit.

Në kulmin e një përplasje institucionale presidencë-kryeministri, kreu i shtetit Ilir Meta ka vendosur të dekretojë emrin e Helidon Bendos në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror gati 13 muaj pasi kryeministri Rama ia kishte propozuar.

Burime të sigurta të Ora News bëjnë me dije se presidenti Ilir Meta e ka firmosur mbrëmjen e së hënës emrin e Bendos në krye të SHISH, i cili deri tani kryente detyrat e e kreut të Shërbimit Sekret nga karigia e nëndrejtorit të Shërbimit.

Emri i Helidon Bendos u propozua nga kryeministri Rama në tetor të një viti më parë, pas dorëheqjes së ish drejtorit të SHISH Visho Ajazi Lika, por për arsye ende jo të bëra publike kreu i shtetit nuk e kishte firmosur emrin e tij.

Presidenti Meta paralajmëroi dekretimin Bendos pak ditë më parë gjatë një interviste ku lavdëroi punën e tij.

Dekretimi i Bendos erdhi vetëm një ditë pasi presidentit Ilir Meta zhvilloi një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama me të cilin qëndroi 90 minuta në zyrën e tij dhe ku u mësua se është folur për motivet që e çuan presidentitn në mosdekretimin e kandidaturës së Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Burime të Ora News bëjnë me dije se zoti Meta është bindur të firmosë emrin e Helidon Bendos fill pas takimit kokë më kokë me kryeministrin. Nuk dihet nëse firma për Bendon ka lidhje apo jo me ndonjë informacion që SHISH i ka dërguar presidentit të Republikës në lidhje me kandidaturën e Lleshit, kur dihet që presidenti vuri në lëvizje Shërbimin Informativ Kombëtar si dhe shërbimin Informativ të Ushtrisë për emrin e tij para se të shprehej me dekret ose jo në emërimin në krye të ministrisë së Brendshme pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA. Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/presidenti-meta-dekreton-helidon-bendon-kreun-e-shish

Free Traffic Exchange