Gjatë bisedës me gazetarin Ilir Babaramo, Balla ka thënë se presidenti Meta, ka shkelur ?padashje? Kushtetutën, pasi sipas socialistit, ky refuzim është i pashpjegueshëm. Balla ka hedhur poshtë zërat për një konflikt mes qeverisë dhe presidencës, si edhe theksoi se nga janari i hapet rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se PS do e çojë çështjen në gjykatë. Balla foli edhe për zërat që kanë qarkulluar në media, se ishte Xhafaj ai që nxorri në media të dhënat e sistemit TIMS, sipas të cilave numri 2 në PS kishte udhëtuar me Edmond Begon.
Balla tha se këto të dhëna nuk janë të vërteta, dhe se Xhafaj është një nga miqtë e tij më të mirë. Kryetari i grupit parlamentar të PS, foli edhe për cështjen e përgjimeve të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me një nga anëtarët e grupit të Avdylajve, dhe tha se akuzat e pretenduara nuk janë të vërteta.