Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News këmbëngul që Kostandin Kaçifas është vetëvrarë. Ai solli edhe një deklaratë të një doktori grek që ka bërë ekspertizën e Kaçifës
Pjesë nga debati:
Dervishi: E para kjo nuk është një teori konspirative, kjo është bindje e mbështetur me prova. Nuk po hedh "bomba". Kjo që po them unë është një gjë e pakëndshme edhe për grekët edhe për shqiptarët. Grekët duan një hero, ndërsa ne duam heroizëm. Ata e duan për të na bërë një shantazh, ndërsa ne e duam për heroizëm. Vetëvrasja hap probleme për të dyja palët. Gjithçka nisi nga fakti që ai ka dy plumba 2 cm afër njëra-tjetrës.
Asnjë snajperist në botë nuk mund të qëllojë dy të shtëna kaq afër njëra-tjetrës. Këtu fillojnë dyshimet. Ka evoluar fakti që dy personat që e kanë parë, një doktor grek dhe një shoqërues nga Himara. E kanë parë në morgun e Gjirokastrës pasi ishte bërë autopsia. Doktori thotë; janë dy vrima me plumb në gjoks. Nuk të jep përshtypje që është qëlluar nga afër. Trupi nuk ka dëme të tjera të dukshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dervishi-pse-nuk-pranohet-qe-kostandin-kacifas-eshte-vetevrare