“Pa gjurmë” çon 77-vjeçarin e humbur në shtëpi, gruaja ‘e mbyt’ me puthje dhe përqafime

2018-11-05 6

Alfons Staka është personi i parë që është gjetur nga emisioni ?Pa gjurmë?që transmetohet çdo ditë në Report Tv. Një zotëri nga Fieri ka dhënë vendndodhjen e saktë të 77-vjeçarit, i cili kërkohej prej katër ditësh. Personi që dha informacionin ka rrëfyer për ?Pa gjurmë? se i moshuari ndodhej prej dy ditësh në hotelin e tij.

Stafi i emisionit u lidh menjëherë me Stakan dhe e morën me makinën e ?Report Tv?, për ta dërguar në shtëpi ku gruaja e tij, Lezjana e priste e dëshpëruar. Alfonsi ka treguar se si humbi më datë 31 tetor. I moshuari u shpreh për gazetaren Odeta Dume se humbi duke shkuar në Fier.

?Koka bën, koka pëson,?- thotë 77-vjeçari.

?Shkova në Fier për një problem timin personal, s?kisha as cellular. Unë se mbaj mend as numrin e telefonit të gruas,?- shpreh ai më tej.

Free Traffic Exchange