Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Apelit në Ministrinë e Financave ka refuzuar të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga Federata Shqiptare e Futbollit në stadiumin "Arena Kombëtare". Kjo do të thotë se këtij investimi i mungojnë rreth 2 milion euro, duke bërë që përfundimi i punimeve të vendoset në pikëpyetje. I ftuar në "Ora News" Kryetari i Infrastrukturës dhe projekteve pranë FSHF-së, Arben Dervishaj theksoi se mungesa e këtyre fondeve nuk do pengojë punimet, ndërsa shtoi se nëse rasti nuk zgjidhet do i drejtohen gjykatës.
Çfarë është kjo përplasje?
Nuk është një përplasje por vetëm mosmarrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në lidhje me procesin e rimbursimit të TVSH-së. Duke qënë se Shoqëria Kuqezi është një shoqëri e të drejtës tregtare, e cila paguan tatimet, tatim-fitimet dhe rimburson TVSH-në, natyrisht kur jemi në proces investimi dhe kemi sipërfaqe që nesër do i japim me qira na lind e drejta e rimbursimit të TVSH-së. Shoqëria Kuqezi gjithmonë ka bërë në çdo muaj deklarimet e faturave të TVSH-së dhe në këto momente i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që ne të na rimbursojnë për arsyen sepse në bazë të Vendimit të Qeverisë 953, neni 5 pika 5. Ne e kemi bërë deklarimin se sipërfaqja që ne do i japim për të tretët, për qira do të jenë objekt i TVSH-së. Pra qiraja që ne do të marrim do ta kemi me TVSH. Në këtë rast duke qënë në investim ne na lind e drejta për tu rimbursuar nga ana e shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/refuzimi-i-rimbursimit-te-tvsh-se-nga-ministria-e-financave-dervishaj-fshf-do-i-drejtohet-gjykates