Ora News - Xhafaj sqaron publikisht arsyen e dorëheqjes

2018-11-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm në largim, Fatmir Xhafaj sqaroi publikisht në fjalimin e lamtumirës se pse dha dorëheqjen. Ai rrëzon zërat e përfolur në publik për arsyet që e çoi për lënien e postit të ministrit.

Xhafaj: Po largohem nga kjo detyrë, rrjedhojë e një vendimi të pa imponuar nga ndonjë rrethanë objektive, apo subjektive, por si një vendim i marrë besoj në kohën e duhur, pasi përmbusha, besoj, më së miri objektivat kryesore që i vura vetes në ditën kur vendosa ta pranoja dhe ri-pranoja këtë sfidë.

Objektiva dhe rezultate të përmbushura, për hir të së vërtetës me shumë sakrifica, për mua dhe familjen time, që në mënyrë të pamerituar është përballur dhe përbaltur nga sulme të egra të orkestruara nga opozita gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndjehem mirë që në përballimin e kësaj situate specifike kam pasur mbështetjen e Kryeministrit, të kolegëve të grupit parlamentar dhe padyshim të bashkëpunëtorëve të mi të afërt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/xhafaj-sqaron-publikisht-arsyen-e-doreheqjes