Vetting edhe ne Maqedoni si ne Shqiperi

2018-11-05 0

Nga mesi i këtij muaji Qeveria e Maqedonisë do të njoftohet me propozimet, që agjencitë të mbeten nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme ose të një organizmit të ri qeveritar.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme: Duhet të jetë reformë në kuptim të arsyes, në kuptim të potencialit njerëzor që do të kenë këto shërbime. Dhe duhet të vihet theksi mbi atë si të rregullohet kjo juridikisht, përveç se do të përzgjedhim modelin.

Mirëpo, ajo që është më e rëndësishme, sipas ekspertëve të pranishëm në debatin e zhvilluar në Fakultetin e Sigurisë në Shkup , është bashkëpunimi dhe përkushtimi i tyre institucional:

Goran Nikolovski, Drejtor i Agjencisë së Kundërzbulimit: Tani nuk ka koordinim të sistemit të sigurisë, duhet një forum formal për koordinim.