IRANË- Ministri i Brendshëm në largim, Fatmir Xhafaj, ka folur për herë të parë për arsyet e largimit. Në një fjalim përshëndetës nga Ministria e Brendshme, Xhafaj ka thënë se është larguar vetë. Xhafaj tha se ka patur një mbështetje nga grupi parlamentar, por nuk harroi të thotë se përballë tij, ka qenë llumi i politikës.
?Po largohem nga detyra në mënyrë të paimponuar. Sulme të egra të orkestruara nga opozita. Kam patur mbështetje nga grupi parlamentar. Ndjej keqardhje për atë pjesë të politikës, që sulmet ndaj meje kanë qenë në jopak raste edhe johumane. Nuk ka rëndësi të jesh njëri nga ministrat, por gjurma që lë. Kam patur përballë llumin e politikës. S?ka rëndësi funksioni publik. Ka njerëz që e quajnë të rëndësishme uljen në karrige pushteti dhe si mundësi të artë për t?u pasuruar. Ka të tjerë, jo aq shumë, si për të lënë gjurmën e tyre. Ky ka qenë i vetmi qëllim i imi në këtë funksion?-tha Xhafaj.