Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, është përzgjedhur prej presidentit Ilir Meta si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Vendimi është marrë pas shqyrtimit të 34 kandidatëve që u futën në garë për detyrën në të cilën Bujar Leskaj do të qëndrojë deri në dhjetor.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se pas një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, për të qenë kandidatura më e përshtatshme për t?u zgjedhur në krye të këtij institucioni kushtetues.
Vitore Tushës, i ka mbaruar mandati në Gjykatën Kushtetuese në mars të 2017.
?Bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të zj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-propozon-vitore-tushen-kryetare-te-klsh-se