Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Java e 12-të e Kategorisë Superiore do të nis me takimin Tirana-Kukësi, një përballje kjo që pritet me interes të lartë. Për trajnerin e Tiranës, Ardian Mema kjo sfidë nuk pritet të jetë e lehtë, por këtë herë ai shpreson se bardheblutë të kenë në anën e tyre edhe fatin, pasi sipas tij ky aspekt është ai që ka ndikuar në formën e skuadrës së tij në ndeshjet e fundit.
"Nesër do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Edhe Kukësi ka një formë jo shumë të mirë, pasi në ndeshjet e fundit nuk ka arritur të marrë rezultatet e duhura. Është një ekip shumë i fortë. Shpresoj që të kemi fat në këtë takim. Të luajmë disi mirë por të kemi edhe fat (qesh)."-tha fillimisht Mema.
Duke iu rikthyer hapave fals në dy ndeshjet e fundit, Mema shprehu pakënaqësi për mënyrën e arbitrimit edhe pse tha se klubi nuk ka asgjë kundër Federatës.
?Ne s'jemi kundër Federatës, por nuk kemi si të pranojmë këta arbitra që na ndëshkojnë. Edhe kundër Kamzës, por edhe ndeshjet e mëparshme kanë dhënë faulle që nuk ekzistonin. Megjithatë këto faktorë nuk janë justifikim për mua dhe ekipin". -shtoi ai.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sfida-ndaj-kukesit-mema-shpresoj-te-kemi-fat-tirana-jo-kunder-federates