Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sindroma e debatit të politikanëve në parlament ka mbërthyer tashmë dhe akademikët. Në mbledhjen e rradhës nuk është arritur të miratohet një projektligji për organizimin e institucionit. Anëtarët pas katër orë diskutimesh nuk kanë kursyer akuzat dhe ironitë. Për Artan Fugën, drafti i paraqitur është një shkatërrim i plotë. Ndërsa, Skënder Gjinushi, shprehet se Fuga është një kritik i vetëm madje dhe ndaj organizimit të institucioneve ndërkombëtare.
Pas gati 4 orë mbledhje me dyer të mbyllura, akademikët kanë dalë të paqartë në lidhje me platformat për ligjin e Akademisë së Shkencave.
Madje duket se nuk kanë munguar as debatet. Në mbyllje të diskutimeve, Artan Fuga, i konsideroi të pa pranueshme propozimet.
Artan Fuga: Platforma e grupit të punës ngritur nga Ministria e Arsimit dhe nga Akademia nuk sjell reformim. E kalbëzon edhe më rëndë Akademinë e Shkencave, është një riprodhim dhe vjen si pasojë edhe e faktit që nuk ka koncepte të reja, nuk ka një model të ri, nuk gjen pozicionimin e Akademisë në sistemin e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe është një model i cili për mua nuk funksionon dhe do ta degradojë edhe më keq.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sherr-akademikesh-projektligjin-e-akademise-se-shkencave-fuga-e-degradon-me-keq