Digjen 40 hektarë pyll, vihet nën kontroll zjarri masiv në malet e Librazhdit

2018-11-05 0

LIBRAZHD- Zjarri masiv i rënë në malin pranë fshatit Xhyrë, mes zonës së Bërzhitës dhe fshatit Dardhë, i cili ka djegur 40 hektarë pemë dushku e lisi është vënë nën kontroll.

Zjarri ka rënë në orët e vona të natës ditën e djeshme në një sipërfaqe të vogël por për shkak të erës mori përmasa më të mëdha por pa rrezikuar asnjë banesë të fshatit.

Për shuarjen e flakëve, u desh ndërhyrja me helikopter nga ajri pasi për të arritur në zonën me zjarr, forcat zjarrfikëse duhet të ecnin rreth 2-3 orë në këmbë për shkak të terrenit të vështirë.