Asnjë nga bizneset nuk do të bëjë rinovim apo blerje të një kase të re, edhe pas marrjes së shërbimit të përmirësimit të modulit të faturimit nga ana e kompanisë kroate, që fitoi tenderin prej 19 milionë dollarësh për këtë shërbim. Garancinë e ka dhënë vetë kreu i Ministrisë së Financave, Arben Ahmetaj gjatë raportimit të buxhetit 2019-ë në Komisionin e Ekonomisë.
?Nuk ka kosto shtesë, askush nuk do të blejë asnjë pajisje të re, asnjë kasë të vetme.?
Edhe pse vetë deputetët e mazhorancës ishin të interesuar në këtë seancë për rreziqet fiskale që mund të implikojnë buxhetin nga kontratat në Partneritet Publik-Privat, Ministri i Financave nënvizoi se me PPP do të bëhet zgjerimi me 6 korsi i Tiranë ? Durrës dhe ndërtimi i Kashar ? Rrogozhinë, investimi i të cilave do të paguhet nga kalimtarët. Ahmetaj tha se duke nisur nga Korriku i vitit të ardhshëm nuk do të pranohen më oferta të pakërkuara në fushën e infrastrukturës.
?Kemi avancuar me ligjin për koncesionet. Nuk do të pranojmë asnjë ofertë të pakërkuar në fushën e transportit duke nisur nga korriku 2019.?
Ministri i Financave paralajmëroi ndryshim të buxhetit të ardhshëm me akt normativ në mes të vitit, ku sërish qeveria do të hartojë një paketë solidariteti për shpërblimet në fundvit.?Do të procedojmë në të njëjtën mënyrë si këtë vit.? Kreu i financave e quajti buxhetin 2019 si buxhetin e rritjes së pagave, mbështetjes sociale dhe konsolidimit fiskal.
Tv Klan