TIRANË- Prokuria e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën zyrtare nga familjarët e Konstandinos Kaçifas për tërheqjen e trupin nga morgu. Së bashku me trupin, avokatit të 35-vjeçarit, Efthimios Navridis, do t'i dorëzohet edhe një kopje Institutit të Mjekësisë Ligjore për t'ua dorëzuar më pas familjarëve.
Mediat greke shkruajnë se drejt Shqipërisë, ditën e nesërme, do të udhëtojnë mbi 2 mijë persona për të marrë pjesë në funeralin e tij. Për këtë arsye, në zonë do të ketë prani të shtuar të policisë për të shmangur çdo incident apo tension edhe të importuar nga grupe ekstremiste apo radikale që do të vinë nga jashtë.
Ditën e djeshme në kishën e Bularatit u zhvillua një meshë për Kaçifas, e pranishme në meshë ishte edhe Vasilia Kaçifa, e cila kërkoi kthimin e trupit të djalit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit. Nëna e 35-vjeçarit është shprehur se djali i saj do të mbetet hero, pasi e donte Vorio Epirin.