Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qendra Kulturore ?Lasgush Poradeci? po i nënshtrohet një rikonstruksioni të pjesshëm, për ti dhënë zgjidhje vetëm disa prej problematikave më emergjente.
Puna është përqëndruar tek hidroizolimi, pasi lagështia po dëmtonte bibliotekën e qytetit që ndodhet në të njejtën godinë.
Eduard Kapri: "Po dëmtoheshin librat në bibliotekë. Me këtë investim do rehabilitojmë plotësisht hidroizolimin dhe njëkohësisht të ndërhyjmë në fasadën e Pallatit të Kulturës."
Kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri pranon se ndërhyrja është e vonuar pasi pritej financimi i një rehabilitimi total, gjë që nuk u mundësua. Por përkeqësimi i situatës detyroi këtë ndërhyrje.
Eduard Kapri: "Nuk është një investim total. Ne u munduam që në qendrën kulturore të bënim ndërhyrjet emergjente që ishin të nevojshme."
Thuajse të gjitha institucionet e kulturës në Pogradec, kanë problematika, pasi prej vitesh janë lënë thuajse në harresë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nis-rikonstruksioni-i-qendra-kulturore-lasgush-poradeci