http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zbardhen detaje të tjera sa i takon fjalës së kryeministrit Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.Rama ka thënë para deputeteve se në letren që iu përcoll nga Meta për mosdekretimin e Sander Lleshit, nuk kishte asnjë arsyetim në lidhje me arsyet që çuan kreun e shtetit të mos e miratonte këtë kandidature por është mjaftuar vetëm me togfjalëshin: ?Nuk kam bindje?.Kryeministri I tha deputeteve të grupit të PS se nëser mazhoranca do të nisi ti krijojë bindjen presidentit në lidhje me figurën e Sandër Lleshit.Rama tha se Meta me këtë veprim ka shkelur kushtetuten, por meqë vendi për momentin është pa Gjykatë Kushtetuese, atëherë ai është detyruar të ndërmarrë një tjeter veprim, të emeroje në postin e zv.ministrit Sander Lleshin në mënyrë që ai të kryeje detyren.? Nuk kemia snjë lloj mëdyshje për mbështetjen ndaj Sandër Lleshit. Ai ka ?Top Cosmic:? , certefikate që është vlerësimi më I lartë që jep NATO.Më heret Rama lajmeroi vetë në Twitter se të martën në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit do të miratohet dekreti për shkarkimin e Xhafajt dhe qeveria do të miratojë emrin e Sandër Lleshit si zv.minister, në mënyrë që të ai të jetë në krye te MB.