Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Afrim Qendro, deklaroi paraditen e së hënës se ndërtimi i ?Unazës së Madhe? në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri ndërtesash që janë të vendosura përgjatë segmentit nga ?Pallati me Shigjeta? tek sheshi ?Shqiponja?.