Plazh edhe ne stinën e vjeshtës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-11-05 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kapriçot e motit kane bere qe shume njerëz t?i kthehen detit pavarësisht se jem ne muajin nëntor dhe vjeshta është drejt fundit. Temperaturat e pazakonta per stinën kane mbushur bregdetin.Vlora ofron mundësi të shumta për të kaluar një fundjave. Ndaj edhe ditët e para te nëntorit eshte vene re prania e dhjetëra pushuesve jo vetëm banore te qytetit, por edhe te ardhur te nga rrethet e tjera te vendit.Pushuesit thonë se temperaturat jane ideale për të notuar dhe per te marre rreze dielli.Moti i ngrohtë dhe shtimi i vizitorëve në Vlore ka ndikuar edhe tek bizneset kryesisht lokalet përgjatë lungomares, të cilët shprehen të kënaqur me numrin e frekuentuesve veçanërisht gjatë fundjavave.Pushuesit i janë drejtuar ditët e fundit jo vetëm Vlorës, por edhe bregdetit te Durrësit e Shëngjinit.