Report TV - Drejtori i ARRSH: Tek Unaza e Re do shemben 317 shtëpi dhe biznese, projekti

2018-11-05 0

TIRANË- Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, Afrim Qendro; kryeinspektorja e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici; nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbri Mazniku; drejtori i përgjithshëm i Hipotekës, Valdrin Pjetri dhe nëndrejtoresha e ALUIZNI-t, Indrit Konomi dolën sot paradite në një konferencë për median lidhur me projektin e Unazës së madhe.

Në fjalën e tij, kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro u shpreh se në fazën e evidentimit rreth 317 objekte do të prishen, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie dhe pastaj për të tjerat nuk kanë asnjë lloj informacioni.

Sa i përket pyetjes se kur do të nisë prishja e objekteve për lirimin e rrugës, sërish nuk i është dhënë një përgjigjie.

Ne jemi në fazën e parë të evidentimit të objekteve. Sapo të kemi statusin e duhur nga hipoteka do të fillojmë me prishjen e objekteve. Por do të presim institucionet. Projekti është me rëndësi 100-vjeçare dhe do të shoqërohet me të gjithë elementët urbanë. Kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin paraprak.

ARRSH
Prishja e ndërtesave të banimit ka shkaktuar jo pak reagime nga banorët e zonës. Për dy ditë rrjesht ata kanë dalë në protesta duke bllokuar rrugën tek Unaza e Re në të dyja anët e saj. Ata shprehen të irrituar, pasi sipas tyre banesat po prishen u paralajmëruar ata më parë.  Ndër banorët e revoltuar është edhe e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmia dhe Rustem Peçi, Kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, të cilët duhet të lënë banesat.