Report TV - E zhdukur prej tre ditësh, gjendet në Vjosë trupi i 59-vjeçares së paralizuar

2018-11-05 3

FIER- Është gjetur në lumin Vjosë trupi i 59-vjeçares së paralizuar nga fshati Ferras, e cila u shpall e zhdukur tre ditë më parë.

59-vjeçarja, Manushaqe Nexhipi, u deklarua e zhdukur nga familjarët e saj tre ditë më parë. Sipas tyre, dyshohet se gruaja është vetëhedhur nga ura në lumin Vjosë që kalon në fshat.

Denoncimin për zhdukjes e saj e ka bërë vetë bashkëshorti, i cili ka njoftuar fillimisht policinë, por nga ky njoftim ka shkuar në shtëpi vetëm inspektori i zonës.

Vetëm dy ditë më vonë në Ferras kanë shkuar 3 polumbarë të forcave RENEA, të cilët kanë nisur kërkimet për trupin e saj.

Manushaqe Nexhipi, nënë e dy fëmijëve ishte e paralizuar dhe lëvizte nga shtëpia vetëm me ndihmën e një karroce.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Në datë 05.11.2018, rreth orës 11:30, në fshatin Ferras, anës lumit Vjosë, është gjetur pa jetë shtetasja M.N, 59 vjeçe, e cila është larguar nga banesa në datë 02.11.2018.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.

Grupi hetimore po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.