Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkolla ?Kongresi i Manastirit? në Kombinat ka hapur dyert si qendër komunitare, ku të rinjtë mund të shfrytëzojnë terrenet sportive dhe mjediset e shkollës për aktivitete kulturore dhe sportive gjatë orëve të pasdites dhe në fundjavë.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi standardet e punimeve, ndërsa theksoi rëndësinë që po i kushton bashkia edukimit të fëmijëve.
?Më vjen mirë që projekti që kemi përqafuar për Njësinë 6 të na ecë sa më mbarë edhe në shkollat e tjera. Kemi filluar tek ?Betim Muço?, po vijojmë këtu, do të vazhdojmë edhe në shkolla të tjera. Unë e di që ndoshta është pak përtesë të dalin e të sjellin fëmijët në sport, por besoj se nuk ka investim tjetër më të rëndësishëm për karakterin e fëmijëve pas orës së mësimit se sa marrja me sport?, u shpreh Veliaj.
Ai theksoi se investime të tilla janë një mundësi më shumë për të edukuar një jetë të shëndetshme për fëmijët, të cilët në këtë mënyrë nxiten të lenë kafenetë e pikat e basteve dhe të merren me sport. Ai u bëri apel prindërve që të nxisin fëmijët për t?u marrë me aktivitete sportive.
?Si prindër, të gjithë e dimë se fëmijën nuk mjafton vetëm ta ushqesh, njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë, por jetojnë edhe me sport, me muzikë, me libra, me kinema, teatër, shëtitje në natyrë. Rëndësi ka që t?i japim frymën gjithë Tiranës që të merret dhe të organizojë aktivitete sportive. Pavarësisht nëse bëhemi apo jo anëtarë të skuadrave kombëtare, besoj se jemi të gjithë anëtarë të një skuadre, që është skuadra e Shqipërisë, skuadra e Tiranës, dhe pavarësisht ku do shkëlqeni, ose në sport, ose si inxhinierë, ose si doktorë, politikanë, deputetë, ose si një aktivist i këtij komuniteti, jam i bindur se mësimet që marrim nga sporti në 62 palestrat tona, janë mësime që na duhen gjithë jetën?, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj përshëndeti vendimin e qeverisë për të ndaluar të gjitha lojërat e fatit dhe pikat e basteve në zonat e populluara, duke theksuar se ai është vendimi më i mirë edhe për qytetarët e Tiranës.
?Një nga gjërat më të mira që është vendosur këtë vit dhe që hyn në fuqi në datën 1 janar është mbyllja e të gjitha pikave të basteve, bingove dhe kazinove. E di që mund të jetë 1 në 100 burra që është mërzitur, por ju garantoj se 100% e grave dhe fëmijëve janë gëzuar sepse do ta kenë babin më shumë në shtëpi dhe më rrallë me lacat e lagjes, duke lënë lekët në baste. Jam i bindur që Tirana del shumë e fituar nga kjo punë?, u shpreh Veliaj, duke nënvizuar se mbyllja e pikave të basteve do të ketë një impakt pozitiv edhe në familjet shqiptare.
?Kemi bërë një llogari: në pikat e basteve harxhohen më shumë para se sa i gjithë buxheti i bashkisë. Duke mbyllur pikat e basteve paratë që ngelen shkojnë për familjen. Kështu, nesër regjistron fëmijën në një kurs sportiv, në piano apo violinë, e çon në një aktivitet, ekskursion, i blen një biletë për kinema, për teatër, i bën një abonim në bibliotekë, i blen rroba të reja sp...